Lezha prezantohet në Bruksel

Postuar në 23 Mars, 2013 03:50

Qarku i Lezhës prezantoi në Bruksel burimet natyrore, ekonomike dhe kulturore, si dhe projektet për zhvillimin e këtij qarku, me synim thithjen e sa më shumë fondeve europiane. 

"Ne jemi përpjekur me të gjitha forcat që të prezantojmë më të mirën e mundshme, që do të thotë mundësitë dhe hapësirat që ne ofrojmë. Kërkesat tona ishin mëse të qarta, kryesisht në ngritjen e kapaciteteve të qarkut", deklaroi kryetari i Këshillit të Qarkut, Pashk Gjoni. 

Në të kaluarën, qarku i Lezhës ka përfituar fonde për dy projekte në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar nga Instrumenti aktual i Para-Anëtarësimit. Kontaktet dhe lobimi në Bruksel synojnë kërkimin e më shumë fondeve për zbatimin e projekteve të tjera për zhvillimin e këtij qarku. 

"Ne kemi një plan të zhvillimit rajonal 2010-2016, që duam ta zbatojmë në mënyrë që ky dokument strategjik të mos mbesë në sirtar, por të zbatohet. E për këtë jemi këtu që të vendosim kontakte, partneritete dhe të zbatojmë projekte të përbashkëta me BE", tha Linda Maçi, drejtore e Programeve të Zhvillimit dhe Projekteve të BE. 

Aktiviteti dyditor, me takime, konferenca e prezantime u zhvillua në ambjentet e Asamblesë së Rajoneve Europiane, një forum lobues në interes të 250 rajoneve nga 35 vende të ndryshme. Historia, kultura, por edhe prodhimet apo kuzhina lezhiane, shoqëruan aktivitetin e këtij qarku. 

 

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.