KVV: Certifikimi i zgjedhjeve, atribut vetëm i KQZ

Postuar në 06 Korrik, 2013 13:27

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka shprehur sot shqetësim për certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe ndarjen e mandateve të deputetëve. Në kohën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë vetëm me katër anëtarë, KVV nënvizon se ligji ia dedikon vetëm KQZ-së certifikimin e rezultatit, për të cilin duhet miratimi i të paktën 5 anëtarëve të këtij komisioni. Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesit e KVV-së e cilësuan si problem që mund të deligjitimojë procesin zgjedhor, mospasjen e numrave të duhur të anëtarëve në KQZ për certifikimin e rezultatit.

“Kodi Zgjedhor, ngarkon specifikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kryejë certifikimin e rezultatit dhe Kolegji Zgjedhor është organ dytësor dhe i përkohshëm, dhe si i tillë nuk mund të realizojë shpërndarjen e mandateve”, – u tha në konferencën për shtyp të KVV-së.

Vëzhguesit Vendorë e cilësojnë si pozitiv ecurinë e procesit zgjedhor të 23 qershorit, por nënvizon se ka pasur probleme të vogla gjatë zgjedhjeve. Ata janë ndalur në problemin e votimit familjar, i cili shtrihet në një pjesë të mirë të vendit.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.