Kuvend, debat për mediat audovizive, Dalipi: Dixhitalizimi i rrjeteve, prapaskena politike

Postuar në 04 Mars, 2013 15:24

 

Gjatë seancës maratonë në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar edhe ligji për mediat audiovizive, për të cilin nuk kanë munguar gjithashtu debatet. Deputeti i opozitës, Alfred Dalipi akuzoi qeverinë se po bën një tender për dixhitalizimin e rrjeteve me një vlerë prej 25 milionë eurosh, posaçërisht para zgjedhjeve të 23 qershorit.

Sipas Dalipit, një veprim i tillë me paratë e taksapaguesve shqiptarë ka vetëm prapaskena elektorale dhe korruptive, sepse tenderi do t’i jepet sipas tij transmetuesit publik.

“25 milionë euro tender për dixhitalizimin e tregut dhe për dy rrjete publike. 45 milionë për pajisje, instalim, trajnime dhe komisionim nga Ministria e Inovacionit. Merr përsipër qeveria për të privatizuar gjithçka, për të ngritur rrjete për transmetuesit privatë. Një rrjet për transmetuesit publikë dhe një rrjet me 11 sajte lokale për transmetuesit privatë. Bën Pollo tenderin për transmetuesit 2 muaj para zgjedhjeve dhe tenderin do ta marrë transmetuesi publik. Ne duam t’i japim medias transparencë, sidomos asaj publike. Bërja e këtyre veprimeve me paratë e shqiptarëve pa konsultim është absurde. A mund të bëhen tendera pa bërë studimin se sa do të shiten? Nëse do ta ndërtojë zoti Pollo, me se këta shqiptarë do ta shikojnë? Propozimi i opozitës ka qenë krijimi i një sistemi garantesh për institucione të pavarura, për menaxhimin e sistemit mediatik, në veçanti të transmetuesit publik”, deklaroi Dalipi. Pas deklaratës së deputetit socialist ka reagoi deputeti demokrat, Edi Paloka.

“135 nene të këtij ligji, nga 142 që ka ai, janë miratuar në komision ne konsensus. Vetëm në fund, siç ndodh shpesh me partinë e Ramës, nuk kishte më konsensus. Siç ndodh po ashtu gjithnjë me partinë e Ramës, opozita akuzoi mazhorancën se e prishi konsensusin”, deklaroi Paloka.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.