Kushtetuesja: Po referendumit për plehrat

Postuar në 05 Mars, 2013 04:34

 

TIRANE- Gjykata Kushtetuese eshte shprehur sot pro mbajtjes se referenfumit kunder importit te mbetjeve.

Vendimi eshte marre pas shqyrtimit te kerkeses dhe debatit te zhvilluar mes pakeve, pak kohe me pare ne kete gjykate.

Sipas Kushtetueses, presidenti i vendit, duhet te vendose per daten brenda 45 ditesh. Ne perputhje te ligjit, referendumi mbahet pas zgjedhjeve, pasi eshte i nuk lejohet 6 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve.

Nje seance me pare objekt i debatit ne Kushtetuese ishin dy nenet e ligjit të integruar të mbetjeve .

Avokatët e palëve kanë dhënë argumentet e tyre ligjore lidhur me kërkesën e shoqërisë civile për ndalimin e importit të mbetjeve për riciklim dhe kalimin e kësaj çështjeje me referendum.

Avokatet e Shoqërisë Civile deklaruan se kërkohet ndalimi i importit të mbetjeve të cilat nuk kontrollohen nga Ministria e Mjedisit. Sipas tyre, pretendimet e palës mbrojtëse janë spekulative.

“Pretendimi se  duke eliminuar këto dy nene të shfuqizohen nga ligji, mund të lejonte import të liberalizuar të mbetjeve, nuk është i vërtetë; Është spekulim, sepse një gjë e tillë ndalohet kategorikisht nga dispozita shumë konkrete e Konventës së Bazelit, e nënshkruar nga Republika e Shqipërisë që në vitin 1999 dhe nuk i lihet në asnjë rast rastësisë importi i këtyre mbetjeve”, tha avokati Dorian Matlia.

Ai shtoi se është ende në momentet e para kur po investohet në ngritjen e incerenatorëve të rinj shumë të fuqishëm, çka tregon se kapacitetet e importeve në vitet që do të vijnë do të jenë shumë herë më të larta. Avokati i Kryeministrisë, Ivi Kaso, deklaroi se nëse hiqet neni 49 i ligjit për menaxhimin e mbetjeve të integruara, atëherë do të ketë liberalizim të importit të mbetjeve, duke e kthyer Shqipërinë shumë vite pas.

“Kjo kërkesë përkon edhe një herë me qëllimin e tyre ndoshta tinëzar, për ta rikthyer situatën para vitit 2002, në të cilin të kemi një lejim të përgjithshëm të ligjit për import të mbetjeve jo të rrezikshme, të garantuar nga neni 48, pika 3, jo për qëllim asgjësimi dhe ajo që ëndërrojnë ata, mungesën e një kuadri nënligjor, i cili detajon të ashtuquajturën listën e gjelbër, pra materialet, të cilat lejohen të importohen”, tha Ilir Kaso.

Pala mbrojtëse e Kuvendit kërkoi shpalljen të pavlefshme të 50 mijë firmave, duke kundërshtuar edhe vendimin e KQZ-së. Ky pretendim është kundërshtuar nga avokatët e shoqërisë cilvile, të cilët deklarojnë se importi i mbetjeve nga jashtë duhet të ndalohet tërësisht dhe jo të liberalizohet.  I pranishëm në seancë, zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino, theksoi gjithashtu se heqja e nenit 49 të ligjit liberalizon tregun e importit të mbetjeve.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.