KQZ rrëzon ankimimin për Fierin, Dritan Prifti: Hajdutët e votave mbetën pa emër

Postuar në 16 Korrik, 2013 15:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të subjekteve politike, mes të cilave ishte edhe kërkesa e Dritan Priftit për rinumërim të votave në Fier.

Përfaqësuesi ligjor i Dritan Priftit kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 ZAZ të Fierit, zonë ku Prifti kandidoi si deputet i pavarur, por kjo kërkesë nuk u pranua nga KQZ-ja.

Sipas përfaqësuesit ligjor të Priftit, në këto zona duhet të realizohet procesi i rinumërimit për të çuar në vend vullnetin e zgjedhësve, i cili sipas tij është deformuar dhe manipuluar nga partitë e mëdha në favor të tyre.

Menjëherë pas këtij vendimi reagoi Dritan Prifti, i cili në një prononcim për mediat theksoi se hajdutët e votave e lanë atë jashtë parlamentit, dhe jo vullneti i popullit, që sipas tij e ka votuar masivisht.

“Hajdutët e votave mbetën pa emër dhe pa u ndëshkuar nga ligji. Unë mora 7 mijë vota pasi më vodhën edhe dhe 7 mijë vota të tjera. Më vjen keq që vendi ynë nuk realizon dot zgjedhje pa vjedhje”, tha Prifti.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.