KQZ, Arvizu paralajmëron qëndrim zyrtar nga SHBA

Postuar në 14 Maj, 2013 16:07

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një qëndrim zyrtar lidhur me situatën e krijuar në KQZ pas shkarkimit të Ilirjan Muhos, dhe më pas dorëhqjeve të 3 anëtarëve të tjerë.

Këtë la të kuptohej, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, ku gjatë një aktiviteti, i pyetur nga gazetarët për situatën në KQZ, ai u shpreh; “Prisni në ditët dhe javët e ardhshme, besoj nuk do të zhgënjeheni.”

Nëse do të jetë një mesazh pozitiv, Arvizu tha se “do ta shohim, vetëm na ndiqni”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën reaguar ashpër nëpërmjet një deklarate për shtyp, në momentin e shkarkimit të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho.

Deklarata e  ambasades se SHBA-ve në prill te ketij viti

Ambasada Amerikane ka reaguar me një njoftim zyrtar për vendimin e Parlamentit për të shtyrë lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së në KQZ. “Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje në mënyrë konsekuente dhe të përsëritur të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri – atyre në qeveri dhe atyre në opozitë – që të veprojnë në mënyra të tilla që rrisin besimin e publikut në ndershmërinë dhe integritetin themelor të procesit zgjedhor. Të tilla veprime do të përmirësonin perspektivën që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga të gjitha palët dhe nga publiku, në të mirë të demokracisë dhe integrimit më të thellë të Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike të kombeve”, thuhet në reagimin e SHBA. Me tej Ambasada Amerikane shprehet: “Përsa i përket përbërjes së KQZ-së, është me rëndësi të mbahet mend që anëtarët e KQZ-së – të cilët u përzgjodhën dhe emëruan mbi bazën e konsensusit ndërpartiak, në përputhje me Kodin Zgjedhor – konsiderohen se janë apolitikë. Me t’u emëruar, anëtarët e KQZ-së janë betuar dhe janë të detyruar që të kryejnë detyrat e tyre për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike në Shqipëri. Duke pasur parasysh një kontekst të tillë – si dhe për hir të qartësisë morale – ne nxitim të gjithë aktorët politikë që të riafirmojnë përkushtimin e tyre të shpallur ndaj integritetit dhe transparencës procedurale kur shqyrtojnë çfarëdo veprimi të mundshëm lidhur me përbërjen e KQZ-së”.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.