Kontradikta me Ramën, Zogaj: Do verifikoj nëse kam më arsye për të qenë në tryezën

Postuar në 23 Mars, 2013 04:03

 

TIRANË Diskutimi primar i Preç Zogajt me liderin e opozitës, Edi Rama nuk qëndron tek pjesëmarrja ose jo e tij në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste. Siç shprehet edhe vetë Zogaj, atë nuk e emocionon më një karrige, pasi jeta politike mund

të bëhet edhe jashtë Kuvendit. Por ç’po ndodh mes tij dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama, të cilit, Zogaj siç u shpreh mbrëmë, i ka falur bujarisht mjaft parime? Në një prononcim për gazetën “Mapo”, Zogaj nuk ka shumë përgjigje për të dhënë. Ai

shprehet se është në një proces komunikimi dhe sqarimi me Ramën rreth disa zhvillimeve të fundit. Pjesë e këtyre negociatave me liderin e opozitës është edhe përgjigja ende e padhënë e Ramës rreth fatit të projektit për detin dhe infrastrukturën që Zogaj paraqiti pak kohë më parë në Konventën e PS-së, në emër të një grupi profesionistësh. I pyetur se si mendon se do të përfundojë ky proces sqarimi, Zogaj përgjigjet: “Shpresoj se do të shkojë mirë. Duke parë ecurinë, do më duhet të verifikoj arsyet e mbetura të pjesëmarrjes sime në tryezën e tij”. Në një situatë të tillë, Zogaj vendos të lëshojë sinjalin e parë. Ai nuk mori pjesë në tryezën e rëndësishme të koalicionit të opozitës, pjesëmarrje të cilën Zogaj e ka respektuar me fanatizëm për katër vite rresht. Një veprim ky i menduar mirë, sa kohë që për këtë mungesë ai kishte lajmëruar sekretarin për koalicionin, Ndre Legisi.

Projekt-marrëveshja e PS

Mospjesëmarrja e paralajmëruar e tij në tryezën e aleatëve duket se nuk ka lënë pishmane tek Preç Zogaj. Duke iu referuar projekt-marrëveshjes së ofruar nga PS-ja për aleatët,

Zogaj shprehet se ai ndan një mendim krejt ndryshe rreth motiveve që duhet të frymëzojnë elektoratin për të fituar zgjedhjet.  “…Takimi i djeshëm, siç u pa, ishte për njohjen me platformën e Ramës për maksimalizimin e votave nga partitë aleate, duke caktuar edhe numrin e votave që duhet të marrin subjektet politike për të marrë vende pune dhe poste. Ishte një tryezë krejtësisht teknike. Unë nuk drejtoj ndonjë parti, pra nuk kisha ndonjë tërheqje për të qenë në takim. Nga ana tjetër, kam një mendim ndryshe rreth motiveve që duhet të frymëzojnë elektoratin për të fituar zgjedhjet. Kjo e shkëmbimit të votave me një vend pune në shtet nuk ka qenë dhe nuk është rroba ime. Nuk fitohen vende pune me vota”, – u shpreh Zogaj. Megjithëse ka për qëllim maksimalizimin e votave, skema e gjetur nga Rama, sipas tij, duhet të sqarohet mirë. “Kjo sepse na ekspozon para kundërshtarit sikur duam të shkatërrojmë administratën publike…”, – shtoi ai.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.