Konsumi i ilaçeve, shqiptarët i kanë kthyer në fetish

Postuar në 07 Tetor, 2012 08:37

Shqiptarët janë mbretër në konsumimin e ilaçeve aq sa i kanë kthyer në idhuj ato. Ky është opinioni i Drejtorit të Qëndrës kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të institucioneve shëndetësore, Isuf Kalo, i cili e quan popullin shqiptar të fetishizuar kundrejt medikamenteve. "Ata,-shton ai,-nuk mendojnë se ka dhe zgjidhje te tjera për t'u shëruar apo mbajtur nën kontroll sëmundjet dhe i kanë kthyer farmacitë në dyqane." 

"Ne jemi kampion në përdorimin e antibiotikëve, pra ne na mungojnë disa principe të cilat zbatohen rreptësisht në vende të tjera. Ne kemi një politikë liberale të dhënies së medikamenteve në farmaci pa recetë mjekësore, duke i bërë farmacitë shpesh herë sikur janë shitore, janë dyqane, supermarkete të ilaçeve dhe jo farmaci. Pra, ka hiperkonsum të medikamenteve",-tha Kalo. 

Edhe mjekët thotë ai nuk duhet të mjaftohen me gjetjen e diagnozës dhe mbushjen e recetave, por duhet të ndjekin dhe ecurinë e pacientit gjatë mjekimit. Medikamentet jo gjithmonë nuk japin rezulatet e duhura, për faj të cilësisë, por nga ndërprerja, që i bën i sëmuri kronik ilaçeve.

"Dimë që në fund të vitit një doktor që kishte 100 pacientë me tension apo hipertension, sa për qind të tyre arriti atë që quhet target apo objektiv i mjekimit. Nqs bëhet një model pune, që çdo doktor do të dijë në fund jo vetëm sa të sëmurë ka vizituar, por çfarë rezultati ka arritru nga ai rezultat që është i pritshëm. Këtu është e keqja në kujdesin shëndetësor. Prandaj dhe doktorët që propozojnë një medikament nuk dinë a u arrit ajo që shpresonin sepse kjo monitorohet",-theksoi ai. 

Për këto arsye ka nisur puna për një testim më të hollësishëm sa i përket efektshmërisë të medikamenteve. Në këtë plan të ri pune edhe mjekëve, që merren drejtpërdrejt me të sëmurët kronikë do t'u jepen detyra të reja. Mjekët nuk do të mjaftohen më me gjetjen e diagnozës dhe mbushjen e recetave, por do të ndjekin dhe ecurinë e pacientit gjatë mjekimit. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.