Kinë, ngadalësohet rritja ekonomike

Postuar në 13 Korrik, 2012 10:53

 

Ekonomia e Kinës është rritur me hapin më të ngadaltë në tre vjet me investimet që kanë rënë dhe po ashtu edhe kërkesa në tregjet kyçe, si ai i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. 

Prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 7.6 për qind në tremujorin e dytë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nivel ky më poshtë se 8.1 për qind që u regjistrua në tremujorin e mëparshëm. 

Në mars, Pekini reduktoi objektivin e tij për rritjen ekonomike në 7.5 për qind për të gjithë vitin 2012. Kina përbën rreth një të pestën e ekonomisë së të gjithë botës dhe çdo ngadalësim i saj mund të dëmtojë rimëkëmbjen globale. 

“Kina ka qenë një faktor kyç në ngadalësimin e rritjeve ekonomike këtë vit”, ka thënë Tai Hui, ekonomist nga Standard Chartered Bank në Singapor. 

Ai ka shtuar se nëse rritja ekonomike e Kinës nuk ngjitet në gjysmën e dytë të vitit, atëherë do të jetë një periudhë shumë e vështirë për industritë në këtë rajon. 

Gjithësesi, pavarësisht shifrave të publikuara të premten, shumë analistë janë përpjekur të heqin frikën për një të ashtuquajtur “hard landing” në ekonominë e Kinës dhe impaktin e saj në pjesën tjetër të botës. 

Në të njëjtën kohë, ekonomitë në zhvillim të vendeve të tjera aziatike po bëhen me hapa të shpejtë partnerë të besueshëm në tregti me Kinën. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.