KEMI BËRË LËSHIME TË MJAFTUESHME

Postuar në 05 Mars, 2013 04:30

 

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari në 15 vjetorin e rënies heroike të anëtarëve të familjes së tij, ka porositur liderët politikë vendas që në dialogun që po zhvillohet në Bruksel me asnjë kusht të mos bëjnë lëshime. Ai ka kërkuar unitet për çështjet e rëndësishme.

Jashari thotë se deri më tani Kosova ka bërë shumë lëshime, për shkak të presioneve ndërkombëtare ose edhe problemeve të krijuara në vend dhe mos koordinim në këto çështje.

“Konsideroj se kemi bërë lëshime të mjaftueshme për të arritur deri te pavarësia, deri te liria e vendit tonë. Mendoj se duhet të jemi më unik në çështjet e tilla dhe të kemi të qartë se çfarë duhet të negociohet dhe çfarë nuk duhet të negociohet”, ka thënë Jashari.

Për Jasharin këto vjet të pavarësisë nuk e kanë bërë një Kosovë të cilën e kanë dëshiruar të gjithë. Por ai mendon se kjo është bërë për arsye të shumta, e njëra nga to është edhe ajo e paditurisë, për shkak se nuk kemi qenë kurrë më parë të pavarur dhe se nuk kemi ditur të menaxhojmë pavarësinë.

Ai ka porositur të gjithë që të çmohet e kaluara dhe sakrifica e popullit shqiptarë, në veçanti të respektohet femra e cila, sipas tij ka qenë nga arsyet që Kosova gjithmonë ka pas djem që i kanë dalë në mbrojtje.

Sipas Jasharit, femra e Kosovës duhet të ketë vendin e merituar në shoqëri pa marrë parasysh të kaluarën e saj në luftë, sepse edhe nëse është dhunuar apo keqtrajtuar këtë e ka bërë pa dëshirën e saj.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.