Irani nuk tërhiqet nga zhvillimi i energjisë atomike

Postuar në 30 Gusht, 2012 05:03

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, ka deklaruar se vendi i tij kurrë nuk do të tërhiqet nga zhvillimi i energjisë atomike, por Teherani asnjëherë nuk ka synuar prodhimin e armatimit berthamor. 

Duke folur sot në hapje të samitit të vendeve te paikunadruaara në Teheran, Hamnei tha se “motoja jonë është energjia bërthamore për të gjithë, ndërsa armatimi atomik për askend”. 

Në këtë samit po marrin pjesë afro 30 shefa të shteteve dhe të qeverive, përfshirë edhe presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi, dhe atë afgan, Hamid Karzai. 

Në këtë samit të vendeve, te cilet e konsiderojnë veten si pjese jo e blloqeve kryesore, po merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun. 

 

Ballkanweb,com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.