Greqishtja dhe gjuha maqedonase, gjuhë zyrtare në KQZ

Postuar në 08 Mars, 2013 05:28

 

  • Reklamat për zgjedhjet edhe në gjuhën greke dhe maqedonase. KQZ do të prodhojë 4000 fletëpalosje në gjuhë të ndryshme për t’u shpërndarë sipas zonave të caktuara ku ka përqendrim të minoritarëve  

 

-Për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar edhe strategjinë e edukimit të qytetarëve në gjuhën e tyre ku jetojnë pakica. Me nisjen e fushatës zgjedhore, kohë që lidhet dhe me fillimin e punës për edukimin e zgjedhësve, KQZ do të fillojë që të transmetojë spote audio-vizive, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e tjera në ato zona ku jetojnë pakica. Një kërkesë e tillë është shtruar edhe nga anëtarit i këtij institucioni, Jani Jani, i cili është propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Sipas strategjisë së KQZ-së, gjuhët që do të përdoren do të jenë ato të 5 minoriteteve: greke, maqedonase, rome, serbo-malazeze dhe vllehe. Spotet televizive janë pjesa më thelbësore e fushatës së edukimit, informimit dhe sensibilizimit zgjedhor. Ato do të përdoren vetëm në televizionet lokale, ku ndikimi i tyre mbi popullatën e asaj zone ka efekt të madh, siç mund të jenë nga Gjirokastra, Himara për gjuhën greke dhe në zonën e Korçës për gjuhën maqedonase. Gjatë fushatës janë parashikuar që të ndërtohen 3 spote, të cilët do të ndahen në disa kategori, si spote edukative, informativo-edukative, ndërgjegjësues dhe sensibilizues. Ajo çka është më e rëndësishmja, është se disa prej spoteve do të kenë target-grup ...
 

 

 

SHEKULLI

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.