Greqi, vriten 2 të moshuar, akuzohet një shqiptar

Postuar në 12 Maj, 2013 09:31

 

JANINE- Dy të moshuar grekë janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre nnë prët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pogonit në Janinë dhe autori i vrasjes, sipas policisë vendase, dyshohet se është një shqiptar. Dy të moshuarit ishin të moshës 73 dhe 72 vjeç, dhe besohet se vrasja e tyre ka pasur si motiv grabitjen.

Oficerët e policisë së Janinës thanë se autori është një shtetas shqiptar, dhe mund të ketë vrarë për grabitje, pasi pak orë para vrasjes një tjetër grabitje është shënuar në të njëjtën zonë.

Grabitja është kryer kundër një 63- vjeçari, i cili ka dëshmuar në polici se autori e kishte kërcënuar me një granadë, ndërsa i kishte rrëmbyer dy telefona celularë. Po ashtu më parë, dyshohet se i njëjti person ka kërcënuar me granadë pronarin e një lokali.

Dyshimet e para janë hedhur mbi shqiptarët e arratisur pak kohë më parë nga burgu i Trikalasë. Policia greke është angazhuar në një superaksion për të bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit për vrasjet.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.