Greqi, sot do të shpallet dhe do të betohet qeveria e re

Postuar në 21 Qershor, 2012 04:57

Brenda ditës së sotme pritet të shpallet përbërja e qeverisë së greke dhe anëtarët e saj të bëjnë betimin. 

Në orën 13:00 kryeministri Samaras do të zhvillojë një takim me kryetarin e PASOK, Evangelos Venizelos dhe atë të së Majtës Demokratike (DIMAR), Fotis Kuvelis. Të dyja këto parti kanë vendosur që të mos marrin pjesë në qeveri me figura politike apo deputetë. 

Në planet e kryeministrit Samaras është krijimi i një skeme të vogël qeveritare, me jo më shumë se 16 ministra dhe 12 zëvendësministra. 

Puna për përbërjen e qeverisë ndodhet në fazën përfundimtare. Konsiderohet e sigurt se në krye të ministrisë së Financave do të vendoset Vasilis Rapanos, aktualisht president i Bankës Kombëtare të Greqisë. 

Mbrëmë, ministri i ri i Financave Rapanos ishte i pranishëm në mbledhjen që u zhvillua nën drejtimin e kryeministrit mbi përgatitjet për takimin e sotëm të Eurogrupit. Në të merrnin pjesë gjithashtu kryetarët e dy partive pjesëmarrëse në qeveri, si dhe ministri në detyrë i financave, Jorgos Zanias, që do të përfaqësojë Greqinë në takimin e Luksemburgut. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.