Greqi, Samaras: Masat, 11.5 mld euro do të jenë të fundit

Postuar në 30 Gusht, 2012 04:59

Paketa e masave 11.5 mld euro do të jetë e fundit dhe për 2 vjet Greqia do të ketë ndryshuar, kështu deklaroi kryeministri grek, Antonis Samaras në Komitetin Politik të partisë së tij. 

Samaras pranoi se masat që po merren janë të dhimbshme, por janë të pashmangshme, sepse pa to, besueshmëria e Greqisë do të zbriste në “zero” dhe vendi nuk do përfitonte këstin e ndihmës 31.5 mld euro. 

“Kemi ndryshuar klimën që ekzistonte për ne në Evropë dhe besojmë se nëse gjithçka shkon mirë, Greqia për dy vjet do të ndryshojë”, tha Samaras. “Premtuam se do të bëjmë gjithçka që vendi të qëndrojë në euro dhe do t’i mbajmë zotimet tona. Duhet të lëvizim shpejt dhe me vendosmëri”, vijoi kryeministri. 

Lidhur me operacionin kundër të huajve klandestinë, Samaras tha se “Ksenios Zeus” po ndryshon imazhin e qyteteve greke dhe shtoi se tani që Siria është ndezur në luftë, Grqia duhet të jetë mburoja e Evropës.

Samaras kontakte intensive me ndërkombëtarët
Kryeministri grek, Antonis Samaras ka patur dje një bisedë telefonike me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ku së bashku kanë diskutuar zhvillimet ekonomike në Greqi dhe në eurozonë. 
Në mënyrë të veçantë, shefja e FMN-së u informua për rezultatin e takimeve të Samaras me kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Holand, por edhe mbi rezultatin e takimit të djeshëm të udhëheqësve politikë dhe masat e veçanta për kursimin e 11.5 mld euro për vitet 2012-2013. 
Zyra e kryeministrit grek ka njoftuar se në muajin e ardhshëm, pritet një takim i kryeministrit Samaras me kreun e Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi në Frankfurt.
Ndërkohë të premten e ardhshme, më 7 shtator, kryeministri Samaras do të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i cili do të vizitojë Greqinë. Më herët, më 4 shtator, z.Rompuy do të vizitojë Berlinin dhe një ditë më pas Parisin, ku do të takohet respektivisht me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Francois Hollande. 

Moskovisi: “Shok”, dalja e Greqisë nga eurozona 
“Po ndryshon pozitivisht qëndrimi i Gjermanisë kundrejt Greqisë, vë në dukje në intervistën e tij në gazetën ekonomike, që botohet sot «les Echos», ministri francez i Financave, Pierre Moskovisi. “Takimi që kishin javën e kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande ishte relativisht i dobishëm, mesazhi ynë është i ngjashëm me atë të gjermanëve”, thotë Moskovisi. 
Ai deklaron më tej se “është e sigurt se largimi i një vendi anëtar i eurozonës përbën një kërcënim për të gjithë eurozonën, që shoqërohet me ndikimin negativ të përhapjes së fenomenit. “Pra, le të mos minimizohet “shok”-u i madh, që përfaqëson dalja e mundshme e Greqisë nga eurozona”, tha ai.

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.