Greqi, më 17 Qershor zgjedhjet, palët dakord për Kryeministrin

Postuar në 16 Maj, 2012 06:26

 Pas dështimit të disa përpjekjeve për krijimin e një qeverie, Greqia ndodhet tani para zgjedhjeve të afërta. 

Liderët politikë fitues në zgjedhje, janë mbledhur sot, ashtu siç e parashikon Kushtetuta, për të krijuar një qeveri të përkohshme, e cila do të drejtohet nga një prej tre kryetarëve të Gjykatave Supreme të vendit, nëse gjithë udhëheqësit politikë nuk bien dakord për një person tjetër. 

Në takim nuk shkoi kryetari i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos. "Unë refuzoj për të legjitimuar talljen dhe përbuzjen ndaj 440 992 votuesve të Agimit të Artë", tha ai. 

Nesër qeveria teknike betohet para parlamentit të ri, i cili do të zgjedhë edhe kryeministrin, pastaj me dekret presidencial (që ndoshta do të lëshohet të premten) do të përcaktohet data e zgjedhjeve. Datat e mundshme janë 10 ose 17 qershor. 

Dje, konsultimet dy orëshe për krijimin e një qeverie uniteti, nuk rezultuan në ndonjë marrëveshje, që do të mbante vendin në euro dhe do rishikonte kushtet e Memorandumit. Ky i fundit ka ndarë në mënyrë thelbësore krerët politikë, të cilët fajësuan dhe akuzuan njëri-tjetrin për mosarritjen e konsensusit. 

Situata e krijuar në Greqi nga dështimi i përpjekjeve për krijimin e një qeverie është vënë në qendër të vëmendjes së Brukselit, huadhënësve, opinionit e medias botërore, ndërsa bursat evropiane kanë ndjerë tronditjen më të madhe të ditëve të fundit. 

Nga zgjedhjet e ardhshme, sipas sondazheve, me shumë gjasë pritet një fitues i majtë, që ka premtuar anulimin e memorandumit të masave dhe mbajtjen e Greqisë në Euro. Por sesa të mundshme janë të dyja këto opsione së bashku, përgjigjen e japin paralajmërimet e përditshme të zyrtarëve evropianë dhe kreditorëve të Greqisë. Ata përsërisin se shmangia e Greqisë nga reformat dhe angazhimet e premtuara, rrezikon dëbimin e saj nga Eurozona, ashtu siç ka edhe zëra, kundër daljes së Greqisë nga euro. 

Ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble e përjashtoi në mënyrë të përsëritur ndryshimin e marrëveshjes shpëtimit për Greqinë. "Populli grek duhet të dijë se ajo për të cilën ne kemi rënë dakord për këtë vend, është një përpjekje krejtësisht e pazakontë," tha ai dje pas bisedimeve në Bruksel. 

Presidenti i Eurogroup, Jean-Claude Juncker tha në një intervistë, se me rëndësi është formimi i qeverisë greke, e cila do të zbatojë programin e dytë rregullues, por e cilësoi “absurditet dhe propagandë”, daljen e Greqisë nga Euro. 

Mediat ndërkombëtare 

BBC: Bisedimet për qeveri në kolaps, zgjedhje të reja në Greqi 

The Guardian: Zgjedhjet e reja do çojnë në fitore të SYRIZA. Zgjedhjet e reja, përplasje me Treshen dhe falimentim 

Zeit Die: Situata në Greqi, humbje në tregjet financiare të BE 

CNN: Greqia shkon në zgjedhje ku sërish rezultati do jetë i paqartë. Rrezik destabilizimi në eurozonë nëse del Greqia 

Reuters: Dështojnë politikanëtr grekë, vendi hyn në aventurë të re 

Wall Street Journal: Greqia duhet të miratojë masat e reja 

Washington Post: Rindizet frika për turbullira në ekonominë globale 

New York Times: A do jetë Trojka gati të negociojë me të majtët? 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.