Greqi, forcohet kufiri, Mario Kola me shokë tentojnë të hyjnë në Shqipëri

Postuar në 05 Korrik, 2013 15:48

Forca të shumta policie dhe ato speciale të EKAM-it, janë rreshtuar në kufirin greko-shqiptar, pasi banda shqiptare e të arratisurve nga burgu i Trikalas katër muaj më parë po tentojnë të hyjnë në vendin tonë. 

Këtë e konfirmon policia greke sipas informatave që ajo ka marrë. Mësohet se forca të shumta janë rreshtuar edhe në kufirin detar mes dy vendeve, që nga Preveza e më lart,në mënyrë që të shmanget arratisja përmes detit. 

Sipas policisë helene, Mario Kola dhe Ilir Kupa janë duke tentuar të hyjnë në Shqipëri. Gjurmë të Ilir Kupës u gjetën në makinën e vjedhur të ish-ministrit Apostol Androulakos. 

Sipas burimeve të policisë greke, mendohet se Admir Murataj dhe Klement Çala, kanë hyrë tashmë në Shqipëri, duke marrë me vete edhe 1 milionë euro të grabitura nga Banka Kombëtare në Larisa. 

Ende nuk dihet asgjë që prej katër muajsh për Fatos Sulajn dhe Taulant Lulin, të cilët kanë humbur gjurmët totalisht që nga arratisja. 

Shkëmbimi i zjarrit me policinë

Mediat greke bëjnë të ditur se gjatë natës, 4 shqiptarët kanë hapur zjarr mbi policët me kallashnikovë. Por nuk janë shënuar viktima, përveçse qëllimi ka qenë largimi nga fokusi i policisë. Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe pas konfuzionit të krijuar ata arritën të shpëtonin dhe vazhdojnë të lëvizin lirisht nëpër terren.

Dyshohet se gjatë natës 4 shqiptarët e armatosur janë drejtuar nga kufiri shqiptaro-grek për të hyrë në Shqipëri, megjithatë policia ka marrë të gjitha masat që kjo të mos ndodh.

Dy ditë më parë, policia greke ka vrarë dy nga gjashtë shqiptarët e arratisur gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM. 

Më 23 mars 2013 shqiptarët u arratisën nga burgu Trikalas pas një sulmi me armë nga jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.