Gjonçaj: KQZ u politizua deri më 15 korrik mbyllen vendimet për rezultatet

Postuar në 07 Korrik, 2013 14:46

Mandatet

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkon plotësimin e KQZ-së me qëllim realizmin e ndarjes së mandateve. Sipas KVV-së, Kolegji Zgjedhor nuk mund të realizojë dot ndarjen e mandateve, pasi nuk e ka tagrin. Ky delegim mund të prishë procesin zgjedhor të 23 qershorit

700 QV

Në total KVV-ja nga 5508 QV ka vëzhguar 700 QV duke realizuar një përzgjedhje të rastësishme

LSI, e pavendosur për Kukësin, qëndrimi i PD për Lezhën mban pezull ankimimin

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste nuk kanë vendosur ende për ankimin ose jo të Qarkut të Kukësit. Pretendimet e LSI-së për këtë qark, ku mendohet se mund të merrej mandati i katërt në favor të opozitës, duke bërë që e majta dhe e djathtat të ndahen në numër të barabartë deputetësh, nuk po bindin ende për një çështje të tillë. Përfaqësuesi i LSI-së, Ilirjan Muho, u shpreh dje për median se “KQZ duhet të përpilonte tabelën përfundimtare të rezultatit. Jemi të shqetësuar për vonesën e rezultatit. Dhe tabelat kanë ardhur këtu dhe KQZ duhet të miratonte tabelën. Dhe me pas partive u lind e drejta për procesin e ankimimit. Ne besojmë se procesi po ecën normalisht, jo për meritë të KQZ, por te popullit shqiptar që nuk i la hapësirë KQZ të ndërhyjë. Ajo që ka ndodhur me KQZ ka qenë shkelje e kodit. Por kolegji do të jetë institucioni që do japë zgjidhje për certifikimin”. Sa i përket ankimimit të Kukësit, Muho theksoi se “ne kemi afat 5 ditë për të ankimuar çështjen, jemi duke mbledhur faktet dhe provat që mund të çojnë në një ankimim të mundshëm. KQZ është përgjegjëse për dështimin e 2 projekteve atë të teknologjive në Fier dhe në Tiranë. Për ditën e zgjedhjeve ajo që ndodhi në qytetin e Laçit, ishte një ngjarje e rëndë, e cila do të lërë gjurmë në procesin zgjedhor. Numërimi i qetë, por merita është e popullit shqiptar, që dha një votë plebishitare”. Por të hënën, LSI ose PS kanë afatin final për të depozituar ankim në Kolegjin Zgjedhor. Burime bëjnë të ditur se të majtët janë në pritje të qëndrimit të PD-së për Qarkun e Lezhës. Mendohet se PD-ja mund të ketë pretendime për një qark, të cilin KQZ-ja do ta shqyrtojë të hënën. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj tha dje për “News 24” se “KQZ me 4 anëtarë e ka të pamundur të shpërndajë mandatet. Dhe kërkon një minimum një shumicë të cilësuar. Ky ngërç mund të zgjidhet duke u bazuar në Kodin Zgjedhor, kur KQZ s’mund të marrë vendim, do jetë Kolegji Zgjedhor që do bëjë vendimmarrjen. Besojmë se nëse do ecim në këtë terren, rreth datës 15 korrik të kemi një rezultat të shpallur. Unë kam debatuar vazhdimisht edhe me kryetaren e KQZ, institucion që zërin e opozitës e ka të vështirë ende për ta dëgjuar. Por unë kam qenë i interesuar për procesin zgjedhor. Në vështrimin tim zgjedhjet kanë vuajtur nga mungesa e konsensusit e mendimit teknik. Edhe kësaj radhë KQZ nuk arriti të dalë mbi urdhërimin që i është bërë, nga politika, pra u bë palë në atë pjesë të procesit”.

Gjonçaj

Kur KQZ s’mund të marrë vendim, do jetë Kolegji Zgjedhor që do bëjë vendimmarrjen. Besojmë se nëse do ecim në këtë terren, rreth datës 15 korrik të kemi një rezultat të shpallur

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.