Gjermani, shenja pesimiste për ekonominë

Postuar në 27 Gusht, 2012 09:10

Besimi i biznesit gjerman pësoi rënie për të katërtin muaj radhazi, duke prekur nivelin më të ulët në dy vite e gjysmë, raportoi të hënën sondazhi i një qendre të specializuar. 

Indeksi i besimit ra në 102.3 pikë në muajin gusht, një pikë më pak se sa në korrik.

Këto të dhëna tregojnë se shtatë mijë firmat dhe kompanitë më të mëdha gjermane janë nervoze për situatën aktuale financiare dhe kanë dyshime mbi aftësinë e Berlinit për të shmangur në vend rrjedhojat negative të paqendrueshmërisë brenda Eurozonës.

Ndërkohë, rritja ekonomike e ekonomisë më të madhe të Europës u ngadalësua në 0,3%, në tremujorin prill-qershor.

”Bizneset janë gjithmonë e më pesimistë rreth mjedisit në të cilit duhet të operojnë”, deklaroi presidenti i kompanisë analizuese, Hans-Werner Sinn.

”Kjo është një shenjë e keqe, që tregon se ekonomia gjermane është duke u dobësuar aktualisht”. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.