Gjermani, dënohen deklaratat anti-greke

Postuar në 27 Gusht, 2012 09:07

Qeveria gjermane e qendrës së djathtë kritikoi një politikan konservator për deklaratat e tij anti-greke. 

Në një intervistë televizive, lideri i Unionit Kristian-Socialist në opozitë, Alexander Dobrindt, sugjeroi se Greqia duhet të lejohet të falimentojë dhe të përjashtohet si rrjedhojë nga Eurozona. Dobrint akuzoi gjithashtu guvernatorin e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, si falsifikator.

Në një reagim, të hënën, ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, theksoi se “denigrimi i Greqisë” duhet të pushojë.

Njëkohësisht, në një intervistë televizive, Kancelarja Merkel theksoi se “kushdo duhet të peshojë mirë fjalët që thotë në publik”. 

Javën e shkuar, në një takim në Berlin me kryeministrin Samaras, Merkel theksoi se dëshiron që Greqia të qëndrojë brenda Eurozonës.

Aktualisht, Athina zyrtar është nën presion ndërkombëtar për zbatimin e reformave të tjera të kursimit, në mënyrë që të përmirësojë defiçitin buxhetor dhe të marrë ende këstet e superkredisë prej 130 miliardë eurosh që i është akorduar nga “trojka” e përbërë prej BQE-së, FMN-së dhe BE-së.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.