Gjenerali Reinhardt: Politika s’lejoi ta bashkojmë Mitrovicën

Postuar në 12 Janar, 2013 03:14

 

Prishtinë, 12 janar – Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Klaus Reinhardt ka thënë se gjatë kohës sa ai kishte shërbyer në krye të forcës shumëkombëshe kishte ekzistuar një plan nga ana e këtij misioni për integrimin e qytetit të Mitrovicës, mirëpo ky projekt nuk kishte gjetur përkrahje te politika ndërkombëtare. Reinhardt ka folur të premten në konferencën: “Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sfidat dhe mundësitë”, të organizuar nga Kolegji Universitar ISPE, e në të cilën ai ka qenë panelisti i vetëm. 

Ushtaraku gjerman nuk ka dashur që të hyjë shumë në detaje rreth pengesave që i ishin bërë planit të KFOR-it për integrimin e Mitrovicës. 

“Nuk dëshiroj të hyj në detaje, sepse nuk dëshiroj ta akuzoj askënd, por pengesa ka ardhur nga politika ndërkombëtare e jo nga ajo vendore”, ka thënë ai. “Ne e kemi pasur një lloj plani për pjesën veriore të Mitrovicës, por përderisa qarqet politike nuk janë pajtuar me këtë koncept, atëherë ne si ushtri (KFOR-i v.j.), nuk kemi mundur të bëjmë më shumë për arsye se nuk kemi qenë pjesë e politikës”. 

Ai ka kujtuar që kur e kishte marrë detyrën e komandantit të KFOR-it, qyteti i Mitrovicës tashmë kishte qenë i ndarë, shkruan Koha Ditore, e cila sot sjell më shumë detaje nga fjala e gjeneralit Reinhardt.  

 

KOHA DITORE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.