Fullani: Qeveria të shlyejë detyrimet që ka ndaj firmave private

Postuar në 04 Mars, 2013 15:21

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i kërkoi qeverisë që të shlyejë detyrimet që ka ndaj firmave private për punimet e kryera.

Sipas Fullanit, kjo do e lehtësojë situatën e krijuar me kreditë e këqija.

Për të ndihmuar bankat tregtare, guvernatori Ardian Fullani u shpreh se shumë shpejt Banka e Shqipërisë do të çojë në parlament propozime konkrete për disa rregullime në kodin civil, përsa i përket pjesës së ekzekutimit të kolateralit. Guvernatori propozoi edhe rishikim të koeficentëve të riskut për investimet që bëjnë bankat jashtë vendit, në mënyrë që pjesa më e madhe e parave të shkojë për kreditim në Shqipëri.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.