FMN deklaron se vazhdon të mbështesë Greqinë

Postuar në 31 Gusht, 2012 06:03

“Përfaqësuersit e Trojkës pritet të shkojnë në Athinë javën e ardhshme dhe misioni i tyre do përqëndrohet në reduktimin e deficitit dhe progresin e arritur në reformat strukturore në Greqi, në mënyrë që ky vend të kthehet në trajektoren e rritjes se qendrueshme”, deklaroi përfaqësuesi i FMN, Jerry Rice. 

Z. Rice tha se nuk është në gjendje të përcaktojë kohën e qëndrimit të Trojkës në kryeqytetin grek, pasi kjo do të varet nga progresi i arritur. Ai tha gjithashtu se nuk e di se kur do të jetë gati raporti i Trojkës për Greqinë. 

Z. Rice përsëriti se FMN-ja vazhdon të mbështesë Greqinë, duke shtuar se qeveria greke po punon për të marë masa të drejta dhe të balancuara. 

Z. Rice theksoi se ekziston mundësia për lehtësimin e politikës monetare në Evropë dhe se Fondi pret rolin që do të luhet nga Banka Qendrore Evropiane. 

Së fundi, z Rajs konfirmoi bisedën telefonike që kryeministri grek, Antonis Samaras kishte me kreun e FMN-së, Christine Lagarde, duke argumentuar se "nuk ka asgjë të pazakontë", pasi u diskutua situata e përgjithshme e ekonomisë greke, por vuri në dukje se ajo ishte një "bisedë private" dhe FMN nuk do të japë më shumë detaje. 

Financial Times: Greqia do ta marrë shtyrjen e afatit 
Nëse Greqia tregon se po realizon angazhimet e veta, do t’i jepet shtyrja e afatit të programit, pa financim shtesë, bën me dije në editorialin e vet gazeta Financial Times. Gazeta vë në dukje se Greqia ka bërë më shumë (për ekonominë e saj), nga sa mendojnë të tjerët, teksa kostoja e punës për njësi prodhimi po ulet dhe deficit primar, para shpenzimeve për pegesën e interesave të borxhit, thuajse është eliminuar. 
Politikat për shpëtimin do të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, shtohet në artikullin e FT, nëse Greqia arrin njëkohësisht suficit primar. E rëndësishmja është se një falimentim nuk do të nevojitej të shpjerë në një dalje nga euro, thuhet në srtikullin e FT. Që nga momenti që do të finalizohet rikapitalizimi i bankave greke dhe veçanërisht në rastin që eurozona avancon në unifikimin bankar, Greqia nuk do të kishte gjë për të fituar nga dalja e saj prej euros në rast falimentimi. Kthimi në dhrahminë e re është më pak i mundshëm nga sa konsiderojnë tregjet, përfundon editoriali i FT. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.