Festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, aktivitete në gjithë vendin

Postuar në 07 Mars, 2013 03:02

Sot në mbarë vendin shënohet festa e “7 Marsit” e njohur si Dita e Mësuesit. Në gjithë vendin pritet që të mbahen aktivitete të ndryshme për të nderuar mësuesit për kontributin që kanë dhënë në edukimin e brezave.

Hapja e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, më 7 Mars të vitit 1887, e ktheu këtë ditë në një festë mbarëkombëtare për të përkujtuar dhe shprehur mirënjohjen për punën e mësuesve në edukimin e brezave.

Aktivitete kulturore do të ketë në të gjitha shkollat e vendit, ndërkohë që priten edhe aktivitete masive të organizuara nga qeveria dhe ministria e arsimit.

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në një aktivitet masiv të organizuar me rastin e festes në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë qindra arsimtarë nga i gjithë vendi.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.