Economist: Greqia ka 2 javë kohë. Trojka takon Samaras

Postuar në 27 Korrik, 2012 06:18

Kryeministri Samaras informoi sot krerët e Trojkës me zhvillimet e deritanishme dhe nismat që duhet të ndërmerren nga qeveria për të sjellë programin grek në rrugën e duhur, gjatë një orë e gjysmë takimi, ku merrnin pjesë edhe ministri dhe zëvendësministri i Financave. 

Trojka u njoh edhe me rezultatet e takimit të tre liderëve politikë aleatë në qeveri dhe po sot do të ketë një takim me kreun e PASOK, Venizelos, pasi mësohet se partnerët në koalicion nuk kanë rënë dakord për të gjitha masat e paketës së kursimit të 11.5 miliardë euro. Për këtë arsye Samaras, Venizelos e Kuvelis do të takohen përsëri të hënën, për të finalizuar masat në lidhje me vitet 2013 dhe 2014. Krerët e Trojkës do të largohen në fund të javës dhe do të kthehen në fillim të shtatorit për një marrëveshje përfundimtare. 

Ndërkaq revista britanike “The economist” i jep Greqisë vetëm 2 javë kohë. “Economist” ka shprehur dyshimet për atë nëse qeveria greke do të arrijë të bindë inspektorët se është në gjendje të rivendosë programin fiskal. "Greqia ka vetëm dy javë për të bindur huadhënësit se mund të hyjë përsëri në pistën e duhur", shkruan revista. "Nëse planet e reja për shkurtim të shpenzimeve me vlerë 11.5 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme do të rezultojnë joreale, atëherë kësti tjetër prej 31.5 miliardë nuk do të disbursohet. Në këtë rast, ekonomia greke do të tkurret. Rezultati do të jetë "ngrirja" e pagave dhe pensioneve dhe dalja e vendit nga euro do të jetë çështje javësh", thotë “Ecomomist”.

 

 Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.