Dosja e 21 janarit në “Apel”, caktohet trupi gjykues

Postuar në 07 Mars, 2013 07:54

 

TIRANE- Gjyqtari Astrit Haxhialushi do të kryesojë dosjen e 21 janarit në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Shorti është hedhur sot, ndërsa anëtarë të trupit gjykues do të jenë edhe Fatos Qato dhe Tom Ndreca.

Pas vendimit të 7 shkurit, ku u shpallën të pafajshëm drejtuesit e Gardës së Republikës, Prokuroria e Përgjithshme vendosi të apelojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Sipas gjykatës, e cila pranonte se të paktën dy nga manifestuesit ishin qëlluar nga armët e përdorura nga komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe drejtuesi i njësisë speciale Agim Llupo, prokuroria nuk kishte paraqitur provat që të vërtetonin se ata kishin qëlluar me dashje.

Por prokuoria vlerëson se Gjykata ka vepruar sipas saj “në kundërshtim të plotë me provat e paraqitura nga organi i akuzës gjatë shqyrtimit gjyqësor, duke u referuar në fakte e prova inekzistente”.

Sipas prokurorisë, “Gjykata në tejkalim me kompetencat që i njeh ligji procedural-penal për çmuarjen e provave, vlerësimin e analizën e tyre ka deklaruar të pafajshëm dy të pandehurit Ndrea Prendi e Agim Llupo”.

Prokuroria kërkon ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Tiranës, në ngarkim të pandehurve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, duke i deklaruar fajtorë për veprat penale që ata akuzuhen.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.