Deputetja Alma Lama ikën nga “Vetëvendosja”

Postuar në 05 Korrik, 2013 15:49

Deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, nëpërmjet një letre publike ka njoftuar shkëputjen e saj nga formacioni politik, Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti.

Nëpërmjet një arsyetimi të gjatë, ku shpjegohen arsyet që e sollën, ish gazetaren nga Shqipëria, të vijë në këtë vendim, ajo ka shprehur keqardhjen e thellë që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur, në drejtimin në të cilin Lama besonte kur iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje!

“Mandatin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës tani e tutje do ta përmbush jashtë grupit parlamentar. Do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvend, deri në fund të mandatit, duke punuar më përkushtim dhe aktivizëm në interes të vendit dhe aspiratave tona të përbashkëta për demokraci dhe bashkimin të kombit.”- shkruan ndër të tjera Lama.

Lama, në një intervistë për gazetën kosovare “Zëri”, pak kohë më parë,  pati shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes”. Ajo ka kritikuar ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën dhe programin e saj sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fenë nëpër shkolla.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.