Dean: Zgjedhjet duhet të pranohen nga të gjithë si të lira e të ndershme

Postuar në 23 Mars, 2013 03:58

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Diplomacia – Amerikanët kanë investuar përmes diplomacisë së tyre për të siguruar se zgjedhjet shqiptare të 23 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme.

Personalitet - Kjo ka bërë që gjatë muajve të fundit, Shqipëria të vizitohet nga personalitete të rëndësishme të politikës amerikane, si ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Klinton.

Rëndësia - Zgjedhjet e 2013-s shihen me një rëndësi shumë të madhe nga ana e ndërkombëtarëve  për vijimet e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.

Precedentët - Ndërgjegjësimi i ndërkombëtarëve për zgjedhjet shqiptare ka ardhur si rezultat i kontestimit të rezultatit që ka bërë PS-ja për dy proceset e fundit.

Ish-kreu i partisë së Obamës: Duhet një pjesëmarrje e lartë në zgjedhje

“Është e rëndësishme të bëhen zgjedhje që të shihen nga masa e gjerë si zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Benxhamin theksoi faktin se synimi i këtij misioni ka qenë të vlerësojë në mënyrë të paanshme përgatitjet për zgjedhjet”

Dean - Ish-guvernatori i Vermontit për 7 mandate ka kandiduar për president të SHBA-së dhe ka drejtuar Komitetin Kombëtar Demokrat

Fatjona Mejdini

Delegacioni amerikan për zgjedhjet shqiptare, i drejtuar nga ish-guvernatori Howard Dean, i cili ka drejtuar për një kohë Partinë Demokratike të Presidentit Obama, doli në konkluzionin se situata në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve, është tepër e polarizuar për procesin e rëndësishëm që pritet. Duke folur përpara mediave në një konferencë për shtyp në kuadër të prezantimit të gjetjeve të raportit, ish-guvernatori i Vermontit deklaroi se klasa politike shqiptare, përveç konfliktualitetit, po tregon dhe cinizëm. Sipas tij, këto reagime duhet të lihen mënjanë dhe palët duhet të tregojnë seriozitet në kushtet kur shqiptarët presin zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Është e rëndësishme të bëhen zgjedhje që të shihen nga masa e gjerë si të lira e të ndershme. Ne dimë se situata është e polarizuar sa u takon partive politike. Gjatë takimeve tona kemi vënë re një cinizëm të thellë, e cila minon demokracinë. Po ashtu, na duhet të themi se Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë duhet të punojnë të kalojnë këtë cinizëm dhe kjo mund të bëhet që gjërat të jenë sa më transparente të mundshme”, theksoi Dean në fjalën e tij. Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe ka një kuadër të mirë ligjor, por palët politike duhet të tregojnë se janë të afta dhe të përgjegjshme ta zbatojnë atë. “Shqipëria ka bërë progres të madh drejt demokracisë. Sistemi politik është maturuar. Por, partitë politike që e kanë këtë kuadër ligjor, kanë përgjegjësinë që të japin besim në procesin e demokracisë. Sa i takon kuadrit zgjedhor, ka qenë shumë i mirë. Sa i përket përgjegjësisë, kuadri ligjor është shumë i mirë, por sa u takon kritikave, mund ta gjeni në raport. Puna është se si do të zbatohet kuadri ligjor. Nga njëra anë, pamë atë që ka polarizim të vërtetë në Shqipëri, por dhe përfaqësues të partive politike ishin të gatshëm të bashkëpunonin. Puna tani është që ta ndalojmë këtë cinizëm dhe të mos merremi me fjalë, por me vepra”, bëri thirrje ish-guvernatori Dean. Ai theksoi faktin që partitë politike duhet të bëjnë thirrje për një pjesëmarrje sa më të lartë në votime, sepse kjo do t’u jepte një mundësi shqiptarëve të bënin një zgjedhje të duhur. Nga ana e tij, drejtori rajonal për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan, Robert Benxhamin, theksoi faktin se synimi i këtij misioni ka qenë të vlerësojë në mënyrë të paanshme përgatitjet për zgjedhjet, të vlerësojë klimën e përgjithshme politike që i jep formë ciklit zgjedhor dhe të japë rekomandime për të rritur besueshmërinë te procesi. Delegacioni ndërkombëtar i Institutit Demokratik Amerikan (NDI) përbëhet nga ish-guvernatori i Vermontit dhe ish-kryetari i Komitetit Demokratik Amerikan, Howard Dean, ish-deputetja e Parlamentit të Holandës dhe të Parlamentit Europian, Lousewies van der Laan, kryetarja e Komisionit Federal të Zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara, Ellen Weintraub, Robert Benjamin, drejtor i NDI-së për Rajonin e Europës Qendrore e Lindore, dhe Ana Kadoviç, drejtoreshë rezidente e NDI-së/Shqipëri. Ai zhvilloi takime me Presidentin, Kryeministrin, kryetarin e Partisë Socialiste, përfaqësuesit e partive të tjera parlamentare dhe joparlamentare, kryetaren e Kuvendit, kryetaren dhe nënkryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; zyrtarë lokalë në Tiranë dhe Elbasan; grupe qytetare të vëzhgimit të zgjedhjeve, organizata të gruas, të të rinjve dhe të personave me aftësi së kufizuara, përfaqësues të medias, analistë të pavarur dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.