DASH: Shqipëria, vend transit për trafikun e narkotikëve

Postuar në 06 Mars, 2013 08:08

 

Shqipëria është vend transit për trafikun e lëndëve narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, por nuk është prodhuese thelbësore substancash narkotike. Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që titullohet Raporti për Strategjinë Ndërkombëtare për Kontrollin e Narkotikëve.

Raporti vlerëson punën e policisë për arrestimet e eksponentëve pjesë të rrjetit të drogës, por kritikon rëndë burokracitë e sistemit gjyqësor, duke evidentuar shkallën e ulët të atyre që janë dënuar.

“Me gjithë rritjen e konfiskimeve, burokracia e rëndë edhe institucionet e dobëta gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, dënimet rezultojnë të pakta”, – shkruan raporti.

Nga 726 arrestime, për 2012, prokuroria e krimeve të rënda ka nisur hetimet për 149, e ndërsa janë dërguar në gjykata vetëm 46 raste.

Policia e Shtetit shqiptar, shkruan DASH tregon në statistikat për vitin 2012 rritje në kapjen dhe arrestimeve të personave që trafikojnë lëndë narkotike.

“Provat, sipas raportit, tregojnë se rrjetet e trafikimit mund të jetë duke përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë, e cila ka shërbyer gjatë si një vend transit për në Europën Perëndimore. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, kimikate pararendës, apo drogave sintetike”.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.