Daçiç: Kosova brenda kufijve të Serbisë

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:30

 Kryeministri i ri i Serbisë është betuar dje se Kosova duhet të mbetet brenda kufijve të shtetit të tij, ndërsa tha se është i gatshëm të zbatojë marrëveshjet dhe të vazhdojë dialogun. 

Parlamenti i Serbisë të premten në mesditë ka votuar kabinetin e ri qeveritar në krye me Ivica Dacic, lider i Partisë Socialiste dhe dikur bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Milloshevic.Në ekspozenë e tij, para votimit Dacic ka përmendur edhe Kosovën duke thënë se vendi i tij nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë. 

“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Qeveria e Serbisë dëshiron normalizimin e jetës së të gjithë qytetarëve në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë ai.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.