Braktisin shkollën për të punuar, shkak varfëria

Postuar në 07 Tetor, 2012 03:29

Braktisja e shkollës në qarkun e Lezhës është një shqetësim në rritje për drejtorinë arsimore. Për drejtuesin e saj, faktori kryesor është varfëria e madhe në këtë qark që nuk lejon prindërit të pajisin me mjetet e duhura fëmijët e tyre dhe në rastin më të keq, t'i nxjerrin ata në punë, por edhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e arsimimit është një tjetër faktor që sjell rritjen e numrit të fëmijëve që braktisin shkollat.

"Nxënës të tillë edhe ka, që kanë mbetur jashtë regjistrimit ndër vite. Ai mund të jetë sot 12 vjeç, nuk ka frekuentuar fare. Mund të jenë 15 vjeç e nuk e ka frekuentuar shkollën. Mund të ketë frekuentuar dy vitet e para, e më pas e ka lënë, e ka braktisur",-tha Kastriot Kodheli, Drejtor i DAR, Lezhë.

I vetmi kontribut në zbutjen e kësaj plage është trajtimi i 200 fëmijëve në nevojë nga karitasi që vepron në Lezhë për arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar. Fëmijët e evidentuar si braktisës të shkollave, vijnë nga familje me të ardhura mujore më pak se 30 mijë lekë në muaj, që përpjesëtuar me numrin e lartë të anëtarëve, janë të pamjaftueshme edhe për t'u ushqyer.  

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.