Braçe: S’është e ndershme dhe produktive ajo që po ndodh me listat e kandidatëve

Postuar në 05 Mars, 2013 08:40

Deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet se ajo që po ndodh me listat e kandidatëve të ardhshëm për deputet të PS-së, nuk është e ndershme dhe produktive. Sipas tij kjo gjë duhet të marrë fund sa më parë, duke nënkuptuar faktin se deputetët socialist nuk mund të mbahen varur.

Braçe iu referua deklaratave të djeshme të Berishës dhe Topallit, të cilët prej kohësh tashmë çdo deputeti socialist i kujtojnë faktin se nuk do të jenë më në listat e deputetëve.

“Dje jam ndjerë keq personalisht. Më keq se kurrë në këto 4 vitet e fundit në Kuvend. Gjithnjë personalisht. Dy herë. Herën e parë kur Sali Berisha mu drejtua duke më thënë: Ti nuk do të jesh më deputet. Të ka hequr dhe bëri me dorë shenjën e thikës që pret kokën.

Herën e dytë kur Jozefina Topalli mu drejtua duke më thënë: Ah mar Erjon kush pa ta za venin këtu, ti mbase e ke dashtë PS, por ai që po ta zë e ka luftu PS.

Natyrisht, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli nuk vendosin në PS. S’kanë asnjë lloj mundësie të vendosin në PS.

Kjo është fare, fare e qartë. Siç është e qartë që në mungesë të argumenteve mbi çështjet që unë dhe kolegët e mi mbrojtëm dje, posaçërisht privatizimet e atdheut, zgjodhën të mos përgjigjen për to- s’kishin ç’të thoshin e të merren me listat e PS.

Por, kjo histori duhet të marrë fund. Për mua dhe kolegët e mi. Nuk është e drejtë, as e ndershme, as parimore, as produktive kjo që po ndodh.

Sa për Sali Berishën, gojën ia tapos vetë”, shprehet deputeti socialist.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.