Braçe: Berisha të ndalë zhvatjen e naftës

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:40

Deputeti socialist, Erjon Braçe paralajmëroi atë që ai e quajti “dorovitje të aseteve 1 miliard dollarëshe që qeveria do të shiste 1 muaj më parë”.
Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Braçe thotë se bëhet fjalë për asetet e kompanisë publike të naftës, Albpetrol e cila aktualisht zotëron të gjitha të drejtat për kërkim, zbulim, zhvillim dhe shfrytëzim të zonave naftë dhe gaz-mbajtëse. Sipas Braçes, qeveria pritet të mblidhet sot për t’i hequr këto të drejta Albpetrolit edhe në ato 2 nga 9 zonat naftë dhe gaz-mbajtëse, duke ia kaluar ato kompanive private.
Braçe thotë se ky akt duhet ndalur pasi çon në duar të panjohura dhe tërësisht klienteliste administrimin e naftës dhe gazit të vendit.
“Duhet paralajmëruar që sot që do të zhbëhet. Pasuria e shqiptareve nuk duhet dorovitur kështu! Ata që e përgatiten këtë akt, duhen ndjekur penalisht, nga i pari tek i fundit”, shkruan Braçe në profilin e tij në FB.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.