BETEJA PËR VRANJEVCIN

Postuar në 30 Maj, 2013 03:00

PDK po planifikon ta hapë zyrën e parë të saj në "Kodrën e Trimave" në Prishtinë. Lirak Çelaj shpreson se kjo lagje nuk do të votojë më me inat dhe do ta mbështesë PDK'në. Kryetari i degës së PDK'së në kryeqytet thotë se Prishtina e Isa Mustafës është e paidentitet.

PDK’ja po tenton t’ia rrëmbej supremacinë LDK’së në Kryeqytetet duke e sfiduar atë në lagjen me përkrahjen më të madhe në kryeqytet- "Kodrën e Trimave" e njohur si "Vranjevc".

Atje partia e Hashim Thaçit po planifikon të marrë një zyrë përballë asaj të LDK’së në pjesën e njohur si “Te Sharbanët”, por kjo duket vështirë për t’u realizuar.

Pronari i lokalit “Jeta” të cilën PDK po e kërkon nuk e ka ndërmend të bëjë pazar.

“Unë iu kam thënë ju pres vetëm tri ditë për ofertën e prezantuar, u bënë dy javë dhe nuk u lajmëruan andaj kam lidh kontratë katërvjeçare me dikë tjetër”, tha për Express pronari i lokalit.

Por i bindur se do të triumfojë edhe në lagjen e përbetuar për LDK’në, është Kryetari i Degës së PDK’së në qendrën e Prishtinës, Lirak Çelaj.

“Në plan i kemi hapjen e katër zyrave të reja, besoj nga një qershori do të jenë të hapura të gjitha, përfshirë edhe atë në Kodrën e Trimave, atje madje po mendojmë t’i hapim dy”, ka thënë Çelaj të mërkurën për Express.

“Fokusin e kemi në zonat që kanë më së shumti votues si në Kodrën e trimave, Dardani Ulpianë dhe Bregun e Diellit dhe besoj që së shpejti do të kemi një edhe në Hajvali”, shtoi ai.

Por, Çelaj tha se është në dijeni se Kodra e Trimave do të jetë sfida më e madhe.

“Mirëpo këtë vit duket se edhe ata kanë heqë dorë prej votimit për inat veç pse ata të LDK’së janë të tyre. Duket se ata e kanë parë që infrastruktura është e rëndësishme por kërkesat e njerëzve janë më të mëdha se kaq”, tha ai.

Çelaj mund të jetë edhe kandidati i PDK’së në garën për komunën që kjo parti ka humbur për vite më radhë.

Ndërsa tha se konkurrentë të vetëm për Kryeqytet i sheh LDK’në dhe Vetëvendosjen si parti, por jo edhe individët e përmendur si kandidat potencial të tyre.

“LDK’së edhe më pak në kuptimin se ata janë harxhuar dhe kanë dëshmuar se sa munden me bë”, tha Çelaj.

Ai tha se është i vetëdijshëm se gara për Prishtinën do të jetë e vështirë, dhe se në rast se do t’i prijë asaj ka edhe premtimet e tij.

“Do të punojë vetëm për interesat e qytetarëve me sinqeritet dhe duke luftuar keqpërdorimet”, tha ai. Prishtinën e sotme ndërkaq e quan qytet pa identitet.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.