Berisha: Zgjedhja e Bashës në krye të PD-së ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:00

Kryeministri në detyrë Sali Berisha komentoI në rrjetin social “Facebook” zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.  Ai tha se që prej humbjes në zgjedhjet e vitit 2011, Rama vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” të Bashës. Sipas Berishës, zgjedhja e Bashës në krye të PD-së ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën. “Të dashur miq, burime nga selia mavi bëjnë të ditur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së, njeriut që e mundi Ramën në maj të vitit 2011, ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën, i cili nga maji i vitit 2011 vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” të Bashës! Sb”- shkruan Berisha në “Facebook”.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.