Berisha: Taksa progresive, armiqësi ndaj biznesit

Postuar në 14 Maj, 2013 07:38

Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e Terminalit të ri të Doganës, sulmoi kreun e opozitës Edi Rama se me taksën progresive që propozon është armiqësi ndaj biznesit. 

"Alternativa tjetër është alternativa e kaosit. Ai thotë se do të krijojë një zyrë speciale pranë Kryeministrit, ndërkohë që biznesi ka patur takime të vazhdueshme me mua, ndërsa kemi shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe shqetësimet që na kanë ardhur", u shpreh Berisha.

Kreu i Qeverisë premtoi heqjen e cdo pengese dhe thithjen e potencialit të biznesit, si dhe theksoi se dialogu konstant me biznesmenët është i vlefshëm për suksesin e mëtejshëm.

"Liria ekonomike ka zgjeruar të ardhurat dhe krijimin e bizneseve të reja. Në Shqipëri janë dyfishuar bizneset në kulmin e një krize", tha Berisha

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.