Berisha: Rama është piktor, s’merr vesh nga ekonomia. Edhe unë jam doktor, po kam mësuar

Postuar në 13 Maj, 2013 15:21

 

Kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm gjatë ditë së sotme në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e HEC-it të Banjës mbi kaskadën e Devollit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se ky është një moment historik për vendin. Ai është shprehur se qeveria ka ulur papunësinë dhe pavarësisht krizës ekonomike botërore, Shqipëria ia ka dalë të rezistojë.

“Programi ynë ka pasur qëllimin më madhor të bëjmë gjithçka për uljen e taksave dhe për t’u përpjekur për të ofruar shërbime më të mira. Kjo filozofi arriti të funksionojë, që në këtë kohë shtrëngate ekonomike, shtrëngate të paparë, anija e këtij vendi të vogël nuk u përplas me shkëmbinjtë. Komisioni Evropian shpalli se Shqipëria është një nga katër vendet jashtë BE që pati rritje ekonomike. Shqipëria pati ulje të papunësisë, kjo ishte merita juaj. Ndaj ju them se ka funksionuar filozofia jonë. Ne ju mbështesim ju, sepse ju krijoni vendet e punës”, iu është drejtuar Berisha biznesmenëve në Elbasan, pas evenimentit të inaugurimit.

Ndërkohë, ai ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se kërkon të dëmtojë biznesin. Sipas tij, Rama nuk merr vesh nga ekonomia, pasi është piktor. Ai tha se edhe vetë është doktor, por ka mësuar nga ekonomia dhe dëgjon këshilltarët.

“Ky zotëri që promovon këto modele ekonomike, është një bosh një bosh absolut në aspektin ekonomik, pasi ai është piktor. Edhe unë jam doktor, por kur nuk di je i detyruar të mësosh, ose të flasin këshilltarët. Por të dalësh me platforma të tilla, sipas të cilave GDP duhet të matet, si dhe krijimin e zyrës pranë kryeministrit për ankesat e qytetarëve, këto janë të rrezikshme. Njeriu që del në piedestal si truri i tij ekonomik, është Koço Kokëdhima. Unë i dija marrëdhëniet mes tyre dhe askush nuk e besonte kur unë thosha që ai është kryetari i PS. Tani ky vjen me një njeri që është armik i betuar i investimeve të huaja. Ky model që serviret është absolutisht i rrezikshëm”, ka vijuar më tej Berisha./b.l

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.