Berisha, Ramës: Deklaro paratë për foton me Obamën dhe vilën 600 mijë euroshe

Postuar në 19 Qershor, 2013 15:35

KORÇE/ELBASAN- Nga Korça dhe Elbasani, kreu i qeverisë, Sali Berisha i kërkoi kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama që të japë shpjegime për akuzat e Kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, për fotografinë me Obamën, si dhe paratë me të cilat po ndërton vilën e tij 57 metra të gjatë.

Berisha tha se me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka, ndaj, iu drejtua ai Ramës, e kërkon dinjiteti i qytetarëve shqiptarë, të dinë të vërtetën që shtynë Kongresmenin e njohur të kërkojë hetim për larja parash.

“Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”- tha kryeministri.

Berisha i kërkoi po ashtu Ramës që të deklarojë paratë e vilës 600 mijë euroshe apo pallatin 5-katësh.

“Po ndërton një vilë 57 metra të gjatë, një pallat tjetër ke në pajë, s’ke deklaruar një qindarkë, nga vijnë paratë që ndërton vilën 600 mijë euro, nga vijnë paratë që ndërton pallatin 5 katësh. Këto nuk janë personale janë publike, je i detyruar të thuash shqiptarëve nga vijnë paratë.”- theksoi Berisha.

Duke theksuar se deklarimi i pasurisë është një detyrim ligjor dhe moral, Berisha ftoi, siç tha ai, çdo socialist dhe demokrat të verifikojë pasurinë e tij, të cilën “e kam deklaruar qindarkë për qindarkë.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.