Berisha komenton golin e Salihit: Ogur i fitores së 23 qershorit

Postuar në 22 Mars, 2013 16:41

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, reagoi përmes rrjetit social Facebook, duke komentuar fitoren e Kombëtares shqiptare të futbollit ndaj Norvegjisë në Oslo. 

Kuqezinjtë arritën një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë për kualifikimet e Botërorit, Brazil 2014. Kryeministri vlerësoi lojën e autorit të golit, Hamdi Salihit si dhe të portierit Etrit Berisha, i cili ishte në një formë mjaft të mirë. 

“Fitore! Salihi shënoi Fitoren. Berisha e garantoi atë. Të dashur miq! Në Oslo, lojë dhe fitore e merituar dhe dinjitoze e kombëtares sonë. Salihi shënoi golin e shkëlqyer të fitores së ekipit tonë dhe ogurin e fitores së 23 qershorit.”

“Berisha tigër ne porte, garantoi fitoren historike të ekipit tonë më 22 mars, ditën e bardhë të demokracisë. Urime Salihit, Berishës, te gjithë skuadrës, kapitenit, trajnerit të saj për këtë fitore dinjitoze dhe të merituar që na bëri krenar dhe zbukuroi kaq shumë ditën tonë të parë të demokracisë. Gezuar! Sb”, shkruan kryeministri.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.