Berisha: Kemi të meta, por jemi qeveri seriozeTOP

Postuar në 12 Maj, 2013 09:26

Kryeministri Sali Berisha përuroi në Shkodër rrugën Ura Gjadër-Mnelë nga ku theksoi se qeveria që ai drejton do të bëjë akoma edhe më shumë për qytetarët shqiptarë. 

“Shkodra ka një ndryshim që preket dhe vlerësohet nga çdo qytetari vendit. Ne do të rindërtojmë shkolla të reja dhe do të ndërtojmë sërish rrugë. Qëllimi i qeverisë sime është rritja e mirëqenies për shqiptarët”, theksoi kreu i PD-së, i cili pranoi se qeveria e tij ka bërë gabime, por ka treguar gjithmonë seriozitet.

“Kemi të meta dhe kemi bërë gabime, por jemi një qeveri serioze dhe këtë e provuam me heqjen e vizave edhe pse kreu i opozitës u mundua me të gjitha mënyrat të na pengonte. Papunësia në Serbi, Kroaci dhe Maqedoni është rritur, ndërsa në Shqipëri është ulur falë reformave dhe punës së shqiptarëve. Më 23 qershor le të ecim të sigurtë drejt një fitoreje të merituar”, deklaroi Berisha.

“Edhe pse kanë qenë kohëra të vështira ekonomike, anija jonë nuk u lëkund. Ne çdo vit do paguajmë rrogat e pensionet dhe do i rrisim më tej ato”, premtoi kreu i qeverisë.

 

TOP CHANNEL

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.