Berisha: Heqje taksash për çdo gjë që shërben për të rritur prodhimin

Postuar në 06 Mars, 2013 08:05

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës të Qeverisë njoftoi vendimin për heqjen e taksave mbi çdo gjë që shërben për të rritur prodhimin. 

"Besojmë se kjo është rruga për rritjen e punësimit të qytetarëve shqiptarë. Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore do të shprehej se Shqipëria është histori zhvillimi e suksesshme", u shpreh Berisha, duke theksuar se Shqipëria e ruajti stabilitetin makro-ekonomik në sajë të reformave të suksesshme. 

Shefi i Qeverisë premtoi një paketë reformash që do të bëjnë ë mundur rritjen ekonomike në vend.

“Koha thërret për një paketë të re reformash, në mënyrë që ekonomia shqiptare të rritet, që shqiptarët të punësohen, janë jetike ndërhyrjet në dy drejtime themelore, së pari të nxitjes së prodhimit mes heqjes së çdo takse dhe tarife për gjithçka që shërben për këtë dhe së dyti, pune për krahun e punës, në përputhje me normat dhe standardet krahu i punës në vend është fleksibël. Një ndër më të kualifikuarit e më të leverdisshëm, ndërhyrja që bëjmë ne duke hequr tatimin mbi të ardhurat personale dhe duke marrë përsipër përballimin e taksave për frymë, janë reforma shumë të rëndësishme të krahut të punës” tha Berisha.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.