Berisha hap fushatën në Durrës: Me reforma të thella do heqim vizat me SHBA

Postuar në 14 Maj, 2013 16:05

 

Pas kryeqytetit, Partia Demokratike hapi fushatën elektorale në qarkun e Durrësit. Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha theksoi se në Durrës ka “zbarkuar uragani i fuqishëm i fitores së 23 qershorit, i vazhdimit të ecjes përpara drejt Durrësit të zhvilluar, Shqipërisë së zhvilluar, Durrësit europian dhe Shqipërisë europiane”. Berisha theksoi se sot përballen mes tyre dy alternativa: ajo e djathtë që është e vlerave dhe lirive, dhe ajo e majtë, e shkatërrimit dhe bllokimit.

Berisha Ai ka sulmuar sërish kreun e opozitës, Edi Rama për bllokim të integrimit, ndërkohë që ka premtuar se fal reformave do të bëhet e mundur dhe heqja e vizave me SHBA-në. “Me reforma të thella, ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me SHBA dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën. Ne ju besojmë ju, mundit dhe djersës suaj, aspiratave vlerave tuaja, asgjë nuk do të pengojë rrugën tonë drejt integrimit, rrugën tonë drejt punësimit, drejt mirëqënies”, -premtoi Berisha.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.