Berat, 10-vjeçari merr makinën e të atit, përplas dy vajza 12 dhe 2 vjeçe

Postuar në 07 Mars, 2013 07:47

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku dy vajza të mitura kanë mbetur të plagosura pasi janë përplasur nga një makinë. Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Çiflik të këtij rrethi paraditen e sotme.

Mjeti që aksidentoi dy vajzat, 12 dhe 2 vjeçe, kushërira me njëra tjetrën drejtohej nga një 10 vjeçar, i cili pasi kishte marrë pa leje makinën e të atit, përplasi dy vajzat të cilat ishin duke kaluar në rrugë.

Të miturat janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka shoqëruar të atin e 10 vjeçarit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.