Basha: Shqiptarët nuk kanë nevojë për estradë

Postuar në 02 Qershor, 2015 12:31

Në skajin më verior të Bashkisë së Gjirokastrës, në komunën Cepo, Lulzim Basha bëri një përkufizim për sjelljen e kryeministrit në fushatë.

“Ditë për ditë bredh nëpër Shqipëri dhe bën estradë, por shqiptarët nuk kanë arsye të qeshin”, tha kreu i opozitës.

Sipas Lulzim Bashës, arsyeja lidhet me pasojat e premtimeve të pambajtura të Edi Ramës: “Rritja e taksave ka qenë një ndër pabesitë më të mëdha për shqiptarët. Premtuan ulje për 97%, i rritën për 100% të shqiptarëve”.
 
Kjo pjesë e Bashkisë së Gjirokastrës, Cepo dhe Lunxhëri, është zonë fermere, ku sipas Bashës, qeveria ka harruar premtimet për subvencionimin e fermerëve: “Lekët i marrin një grusht njerëzish pranë qeverisë dhe fermerët nuk po shohin asnjë lek”.

Lulzim Basha tha se kjo gjendje po rëndohet çdo ditë për shkak të korrupsionit galopant, që sipas tij, shprehet në mungesën në buxhet të 125 milionë dollarëve në 5 muaj, pavarësisht rritjes së taksave. Për këtë fenomen u ankuan edhe banorët në Bushat të Shkodrës.

Edhe në Malësinë e Madhe, Lulzim Basha dha si zgjidhje për situatën e vështirë votimin më 21 Qershor të Partisë Demokratike.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.