Basha njofton ngritjen e grupeve për mbrojtjen e të pushuarve, Dokle: Lulushi pushoi edhe pastrueset

Postuar në 26 Korrik, 2013 03:30

Lulzim Basha, pas zgjedhjes në krye të PD-së, ka thënë për TCH se ka filluar ngritjen e grupeve të juristëve, për të mbrojtur ata që do të pushohen nga administrata nga ana e qeverisë së re.

Sipas Bashës, grupi i juristëve dhe avokatëve do të jetë në të gjitha rrethet dhe do të japë konsulenca falas për të gjithë personat që do të pushohen nga puna.

Pas kësaj ka reaguar deputeti socialist, Namik Dokle, i cili i ka kujtuar Bashës pushimet masive nga puna, pas emërimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

Kryetari i ri i PD-së, tollumbacja që vetëfryhet me “gazin” e Sali B. na paska krijuar grupe pune për mbrojtjen e administratës nga qeveria e re!!! Dhe kush?! Luli…Luli që vuri sharrë e sëpatë kundër administratës në Bashkinë e Tiranës. Luli që pushoi në një ditë 70 vetë. Luli që pushoi nga puna lulishtarë dhe pastruese. Ky farë lulushi që vuri edhe policët e tij rrugaçë për të rrahur edhe gratë që i rezistuan masave të tija fashistoide. O tempora, o mores! Po ku ta gjesh moralin te këta?! Aq sa gjendet gjilpëra në kashtë”, shprehet Dokle./b.l

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.