Arvizu: Votoni të bëheni pjesë e demokracisë

Postuar në 31 Maj, 2013 08:09

Kur kanë mbetur edhe 23 ditë nga momenti, kur shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre se kush do t'i qeverisë në katër vitet e ardhëshme pjesëmarrja në votime merr një rëndësi të veçantë. 

Jo vetëm si një detyrim qytetar por edhe një angazhim në demokracinë e vendit. Në funksion të çuarjes përpara të demokracisë shqiptare, sikurse edhe në zgjedhjet e shkuara komuniteti ndërkombëtar ka bërë apel për mos t'u neglizuar vota e çdo qytetari në 23 qershor.  

I pari që ka hapur serinë e të tilla apeleve është ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i cili ka postuar disa komente në rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter. 

“Sezon zgjedhjesh këtu. Kohë emocionuese  për Shqipërinë” shkruan arvizu në Tëitter. Mesazhi vijon me një pyetje prej kryediplomatit amerikan. Përse ju duhet të votoni? Sipas Arvizu-përgjigja është e thjeshtë. Për të qenë pjesë e demokracisë. Nje apel per pjesemarrje massive ne votime, por qe pritet te pasohet nga te tjere mesazhe nga perfaqesues te komunitetit nderkombetar. 

Dhe jo vetem prej atyre diplomateve qe sherbejne ne Tirane. Thirrje te ngjashme per pjesemarrje, por edhe per lirine e votimit, mosshitjen e votes ka gjasa te vijne ne javet ne vijim, e sidomos ne ditet e fundit te fushates.

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.