Arti bashkëkohor, konkurrojnë pesë artistë të rinj

Postuar në 20 Qershor, 2012 03:43

 

Pesë artistë të rinj konkurojnë në edicion e pestë të konkursit të artit bashkohor në moton "Ardhje". Veprat e tyre janë prezantuar në një ekspozitë e cila i shërben ballafaqimit me publikun dhe promovimit të këtyre të rinjve. Prurjet e këtij viti ishin në mediumin e videos, fotografisë dhe instalacionit ndërsa artistët janë frymëzuar nga jeta e përditshme, meditimi vetiak, apo edhe ëndrrat utopike.

"Si aktivitet nuk ka një koncept, një temë, po prek shqetësimet e artistëve të rinj, atë çka sjellin ata, pa i ofruar një platformë konceptuale. Kjo bëhet për të testuar sensibilitetin, preokuptimet e këtyre artistëve larg preokupimeve komerciale", thotë kuratori ZeF Paci.

Artistët pjesëmarës janë Alketa Ramaj, Driant Zeneli, Henrjeta Meçe, Olson Lamaj dhe Yllka Gjollesha. Fituesi  i cmimit "Ardhje 2012" do të zgjidhet nga një juri ndërkombëtare  profesionistësh dhe do të këtë mundësinë të studiojë për një peridhë 6-mujore në Neë York. Cmimi "Ardhje" fokusohet në qasjet e artisteve të rinj shqiptarë të cilat analizojnë nëpërmjet mediumeve të ndryshme zhvillimet, problemet dhe fenomenet e kohës në të cilën jetojmë. Albanian Screen

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.