Ambasadori: Nacionalizmi ekstrem, vetëm nga një parti

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 02:23

Komisioni i Politikës së Jashtme është përfshirë dje në debate lidhur me shtimin e deklaratave nacionaliste në Shqipëri. Komisioni i Jashtëm zhvilloi dje seancën dëgjimore me dy kandidatët për ambasador të propozuar nga Ministria e Jashtme, Mal Berishën për në Britaninë e Madhe dhe Edmond Çaçën në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Nënkryetarja e Komisionit, socialistja Arta Dade, kërkoi dje mendimin e kandidatit Mal Berisha për qëndrimin e ambasadorëve të BE-së dhe atij amerikan për nacionalizmin ekstrem. I ngarkuari me punë në Britaninë e Madhe tha dje se nuk ka asnjë shqetësim dhe se ato konsiderohen si një rritje e koshiencës nacionale shqiptare.

Mal Berisha komentoi dhe lëvizjet politike në Shqipëri, duke thënë se një parti e caktuar ka vendosur ta bëjë politike me parulla ekstreme nacionaliste.

“Në të gjitha takimet e rangut të lartë në Britani nuk është përmendur as çështje nacionalizmi, as ekstrem. Përkundrazi, është folur për rritjen e koshiencës nacionale shqiptare, në qoftë se këtu në Shqipëri ka një parti politike e cila ka dalë me një platformë politike, jo nacionale. Ne të gjithë e kuptojmë kur flitet politikisht dhe për çështje kombëtare. Një njeri ka gjetur ndoshta një shirit bosh në spektrin politik shqiptar për ta tërhequr rreth vetes me parulla ekstreme nacionale, ai do ta provojë veten në zgjedhjet që vijnë”, theksoi kandidati Berisha.

Deputetja e PS-së, Arta Dade, kundërshtoi emërimin e Mal Berishës në  Britaninë e Madhe, duke thënë se kandidati Berisha është refuzuar nga
ish-presidenti Bamir Topi për të qenë ambasador në Gjermani.

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.