Alarm për gjakun, Kryqi i Kuq: Vetëm një dhurim në dy javë

Postuar në 15 Korrik, 2012 11:18

Mungesa e theksuar e dhurimeve të gjakut për këtë muaj ka alarmuar Kryqin e Kuq Shqiptar. Përfaqësuesia e kësaj organizate, Antigoni Gjysti thotë se vetëm një dhurim është kryer këto dy javë ndërkohë, që dhe rezervat janë drejt fundit. Ajo thekson se nga grupet negative të gjakut, të cilat janë dhe më të rralla nuk ka mbetur asnjë rezervë.

"Për muajin korrik deri tani është vetëm një dhurim gjaku. Në pjesën e rezervave mund të jenë shumë shumë pak, dhe ato po mbarojnë. Muajt e verës mund të jenë muajt më problematikë për dhurimin e gjakut, ka shumë nevoja për gjak, jo vetëm për 400 fëmijë talasemikë që janë në spitalin pediatrik në repartin e tyre, që kanë nevojë për gjak, po dhe në rast aksidenti që tani në verë shtohen, apo operacionet akute që kërkojnë patjetër gjak", tha Antigoni Gjysti, Kryqi i Kuq Shqiptar.

Nevojat për gjak janë edhe më të mëdha gjatë stinës së verës, pasi jo vetëm ndodhin më shumë aksidente, por ai mban në jetë të paktën 400 fëmijë talasemikë. Ndaj ata apelojnë në drejtim të qytetarëve, që të dhurojnë gjak për të mbajtur në jetë këta fëmijë. Në mbrëmjen e së djelës në parkun rina Shoqata e Dhuruesve Vullnetar të Gjakut do të ngrejë cadra, që qytetarët të mund të shkojnë të dhurojnë gjak.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.