AKU: Asnjë rrezik nga qumështi

Postuar në 05 Mars, 2013 04:29

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar rezultatet përfundimtare të analizave të qumështit me alfatoksinë, të zhvilluara në laboratorin e Breshias, në Itali. 

Përmes një njoftimi për shtyp, AKU ka bërë të ditur se qumështi shqiptar përmban norma të ulëta alfatoksine që nuk përbëjnë asnjë rrezik për shëndetin e konsumatorit. 

“Analizat e laboratorit italian konfirmojnë se qumështi është i cilësisë së lartë. Rezultatet e analizave të laboratorit në Itali janë njësoj me ato të laboratorit në Shqipëri. Shumica e Kampioneve të analizuara nxorrën nivel më të ulët të alfatoksinës se norma e BE-së”, ka deklaruar AKU. 

Skandali i qumështitSkandali me alarmin e qumështitMinistria: Qumështi, jo i dëmshëmQumështi zëvendësohet me çaj

Sipas njoftimit, niveli i alfatoksinës në qumështin shqiptar është gjithashtu 7-8 herë më i ulët se në Shtetet e Bashkuara. Ajo prania e ulët e alfatoksinës në disa kampione është e karakterit sezonal dhe ka ardhur nga kafshët. 

“Garantojmë konsumatorin se qumështi nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin”, ka nënvizuar më tej AKU, duke njoftuar edhe heqjen e pezullimit për tregtimin e qumështit dhe produkteve të bllokuara deri tani. 

Alarmi për qumështin bëri që qeveria shqiptare të përplasej me atë kosovare. Tirana zyrtare deklaroi të hënën se alarmi për praninë e alfatoksinës ishte dhënë qëllimisht nga autoritetet kosovare për efekt konkurrence. 

Nga ana e saj Prishtina nuk u tërhoq dhe deklaroi se së shpejti do të bëjë publike rezultatet e “superanalizës”, që sipas saj do të konfirmojnë shqetësimet për produktet shqiptare. 

Si u ngrit alarmi vetëm mbi dyshimet që hodhën specialistët kosovarë

Më 22 shkurt mbërriti nga Kosova informacioni se disa parti të disa markave të qumështit prodhim shqiptar rezultuan me nivel të aflatoksinës shumë më të lartë se norma e lejuar e Bashkimit Evropian.

Lajmi u publikua menjeherë në media, ndërkohë që ishte njoftuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për bllokimin nga Kosova të një sasie qumështi.

Menjeherë pas kesaj Ministria e Bujqesise reagoi nëpërmjet një deklarate per shtyp, ku theksoi se bllokimet e bera nga AUV ne Kosove jane ende ne proces analizimi. Tre ditë më vone, Ministria e Bujqesise dhe AKU mblodhën mostra te qumeshtit, per t'i analizuar prane Institutit të Sigurise Ushqimore dhe Veterinare ne Tirane për të verifikuar rezultatet e Kosovës, ndonëse u hodhen dyshime se ne kete laborator nuk kishte reagente. 

Nje dite me pas drejtori i AKU-së del ne konference per shtyp, ku deklaron se pas analizave te bera ne Institutin e Sigurise Ushqimore dhe Veterinare ne Tirane, sasia e Aflatoksines ne qumesht rezultoi e njejte si ne Kosove, mbi normat e lejuara te BE-se.

Por ne asnje rast nuk u publikua niveli i aflatoksines dhe niveli se kur ajo përbënte rrezik për jetën e konsumatorit.Analizave iu nënshtruan vetëm markat e dyshuara në Kosovës dhe jo të gjithë llojet dhe as nënproduktet e qumështit. Mostrat e qumështit të këtyre markave u nisen per t'u analizuar ne laboratorine e akredituar ne Breshia te Italise.

Ndonese ne kushte dyshimi iu kerkua subjekteve, që në mënyre vullnetare të tërhiqnin nga tregu produktet e dyshuara, ndërsa një ditë më pas Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një urdhëresë ndaloi konsumin e qumështit ne çerdhe dhe kopshte. 

Këto alarme bënë që konsumatorët të braktisnin përdorimin e këtyre markave të qumështit, ndërsa pasojat mbërritën jo vetëm në fabrikat e përpunimit, por edhe në fermat blegtorale, ku qumështi mbeti stok. 

Sipërmarrësit deklaruan se kjo bëhet për arsye konkurrence dhe se autoritetet nuk duhet të japin alarme pa patur në dorë prova që tregojnë dëmin në shëndetin e konsumatorit.

Ende pa përgjigjet e analizave nga Italia, Ministria e Bujqësisë nxorri disa ekspertë për të qetësuar tregun, të cilën thanë se qumështi nuk është i dëmshëm. Sipas tyre, sasia e Aflatoksinës në të është më e lartë se standardet e Bashkimit Europian, por është shumë larg nivelit që përbën rrezik për shëndetin. 

Madje u tha se niveli i Aflatoksines eshte i njejte ne te gjitha llojet e qumeshtit qe prodhohet ne Ballkan, pra mbi nivelin e lejuar të Bashkimit Europian dhe se SHBA e ka normën e lejuar 10 herë më të lartë. 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.